Veshja e mrekullueshme e gruas mirditore është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti publikoi në rrjete sociale foto të kostumit tradicional, teksa shkroi se, “e mbushur me simbole mitike e kulti, kjo është veshja e mrekullueshme e gruas mirditase”.

Margariti tha se, “me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare”.

Ky fakt, theksoi ministrja, na bën edhe më të vetëdijshëm për ruajtjen dhe trashëgiminë e saj./aa