Një nënë u hutua plotësisht kur pa një nga pyetjet e detyrave të matematikës që vajza e saj 8-vjeçare duhej të zgjidhte dhe nuk ishte e vetmja.

Bëhet fjalë për një pyetje matematikore e cila është bërë virale dhe në mediat sociale, pasi ka vënë në mendime një numër të rriturish.

Nëna e hutuar Dusty Sappington ndau në internet një video të vajzës së saj Izzy, 8 vjeçe. Dhe qysh atëherë ka konfuzuar prindërit dhe nxënësit.

Videoja tregon një pyetje të veçantë matematikore të bërë për një klasë nxënësish të klasës së tretë (8-9 vjeç) dhe ka mbledhur më shumë se 800 komente.

Pyetja është: “Janell kishte 15 mermere. Ajo i humbi disa prej tyre. Sa ka Janell tani?”

Një përgjigje popullore sugjeroi që përgjigjja do të ishte “< 15” (më pak se 15), por kjo nuk mund të jetë e saktë, pasi do të përfshinte minus numrin e mermerëve, gjë që do të ishte e pamundur.

Pra, përgjigja e saktë do të ishte më afër “0 < x < 15”: x, numri i mermerëve, është më pak se pesëmbëdhjetë dhe më i madh se zero, pasi e dimë se ajo humbi “disa”, jo të gjitha. /tesheshi.com/