Ed Sheeran nuk e kopjoi “Let’s Get It On” të Marvin Gaye kur kompozoi “Thinking Out Loud”. Ky është vendimi i marrë nga gjykata Amerikane, i cili i ka dhënë të drejtë këngëtarit në betejën e tij të gjatë ligjore për të drejtën e autorit.

 

Trashëgimtarët e bashkë-shkrimtarit të Gaye argumentuan se Sheeran, Warner Music Group dhe Sony Music Publishing u detyroheshin atyre para për shkak se kishte vjedhur këngën, por kantautori britanik e kishte mohuar fort. Aq sa kishte deklaruar se do të hiqte dorë nga karriera e tij muzikore nëse shpallej fajtor nga gjykata.

 

 

Mirëpo, për fat të mirë trupa gjykuese i dha atij të drejtë dhe ne do vijojmë të shijojmë hitet që do të sjellë Ed Sheeran në të ardhmen.