Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak tha se vendi i tij nuk do të mund të anëtarësohet në NATO pa përfunduar lufta me Rusinë.

Në një deklaratë për televizionet lokale, Podolyak tha: "Nuk mund të jemi anëtarë të NATO-s për sa kohë që vazhdon lufta me Rusinë, por kemi disa marrëveshje konkrete me NATO-n. Qëndrimi i qartë i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është i dukshëm. Bashkëpunimi ynë vazhdon. Do të anëtarësohemi, por më parë duhet ta çojmë luftën në një rezultat të drejtë".

Duke parashtruar pyetjen se "A do të jetë e gatshme Rusia që duke aneksuar një pjesë të vogël të Ukrainës, ta lë pjesën tjetër të bëhet anëtare e NATO-s?, Podolyak deklaroi: "Sigurisht që jo. Do të thotë se lufta do të vazhdojë. Të gjitha propozimet e tjera teorike janë joreale. Sot askush nuk i premton Kievit të hapë dyert e NATO-s pas 1-2 vitesh. Madje, është e kotë të presësh një propozim të tillë për sa kohë që vazhdon lufta"./aa