Më shumë se 2.150 terroristë të PKK-së janë neutralizuar që nga 1 janari, tha të dielën ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler.

Ai iu drejtua pilotëve turq që kryen sulme ajrore në veri të Irakut dhe Sirisë të shtunën për të eliminuar terroristët.

"Asnjë anëtar tradhtar i asnjë organizate terroriste nuk mund të shpëtojë nga duart e ushtarëve tanë heroikë", tha Güler.

Deklarata e tij erdhi pasi terroristët e PKK vranë 12 dhe plagosën gjashtë ushtarë turq në veri të Irakut.

"Operacionet do të vazhdojnë me një qasje të pandërprerë sulmuese derisa terroristët gjakatarë të zhduken nga kjo zonë gjeografike, pavarësisht se kush i mbështet ata", theksoi Güler.

PKK është një organizatë separatiste e listuar si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë fushatës terroriste disa dekadashe kundër Türkiyes, terroristët e PKK vranë të paktën 40 mijë njerëz./aa