Festivali Holi, një festë e lashtë hindu e njohur gjithashtu si “Festivali i ngjyrave” i cili festohet në mbarë botën në fillim të muajit mars, u zhvillua edhe në brigjet e liqenit Phewa të Nepalit.

Me fishekzjarre shumë-ngjyrëshe dhe vallëzime pa pushim u zhvillua festë për nder të fillimit të tinës së pranverës. Qytetarët e veshur dhe të grimuar me ngjyra që simbolizojnë pranverën, festuan largimin e dimrit.

Sipas besimit tradicional, kjo festë shënon fitoren përfundimtare të së mirës mbi të keqen dhe për këtë arsye festivali Holi mbahet në ditët e fundit të dimrit.

Festimet më të mëdha të ardhjes së pranverës festohen në Indi dhe vendet përreth, ku mijëra njerëz festojnë këtë festë çdo vit./aa