Demonstruesit pro-palestinezë në San Francisko të SHBA-së protestuan kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Qindra protestues pro-palestinezë u mblodhën në qendër të San Franciskos dhe marshuan drejt sheshit Union.

Qytetarët e mbledhur, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke brohoritur me slogane, dënuan ashpër sulmet brutale izraelite në Gaza.

Ata kërkuan fundin e "pushtimit izraelit" në Rripin e rrethuar të Gazës dhe arritjen e paqes.

Gjatë protestës u regjistruan përplasje mes policisë dhe demonstruesve.

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës filluan pasi grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor. Që atëherë, më shumë se 20.250 palestinezë janë vrarë, përfshirë të paktën 8.000 fëmijë dhe 6.200 gra. Më shumë se 53.600 të tjerë u plagosën.

Në Gaza, ku shumë prej tyre janë ende nën rrënoja, u shkatërruan infrastruktura civile, gjegjësisht spitalet, institucionet arsimore si dhe objektet e kultit./aa