Pjesë e këtij iftari ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Yasin Ekrem Serim, koordinatorja e TIKA-s në Prishtinë, Fulya Aslan, ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, kryeimami Naim Tërnava, ministra të kabinetit qeveritarë, deputetë, krerë të institucioneve turke në Kosovë dhe shume të ftuar të tjerë.

Kryeministri Kurti në fjalën e tij uroi të pranishmit për Muajin e Ramazanit. Bashkë me ripërtëritjen e natyrës në pranverë, Kurti uroi që të ripërtërihen edhe shpirtrat e agjëruesve.

“E falënderoj TIKA-n Turke për mbështetjen e vazhdueshme, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe kontributin për zhvillimin në Kosovë”, theksoi Kurti.

Zëvendësministri Serim e nisi fjalën e tij duke përcjellë përshëndetjet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe ministrit të Jashtëm, Hakan Fidan, duke thënë se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan është ndër prioritetet e domosdoshme të politikës së jashtme të Türkiyes.

Serim tha se Türkiye është ndër vendet që përmbushin përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim.

"Më shumë se 800 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke që shërbejnë sot në Kosovë japin kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it për të garantuar sigurinë në Kosovë", tha ai.

Ai shtoi se Türkiye dhe Kosova gjithmonë mbështesin njëra-tjetrën jo vetëm në kohë të mira por edhe në kohë të vështira.

“Dua ta dini se ne ndihemi si në shtëpinë tonë në Kosovë, jo si mysafirë. Kosova është një shtet i ri, megjithëse sipërfaqja e saj është e vogël, miqësia jonë me Kosovën ka një histori shumë të gjatë dhe dua të theksoj sërish se Kosova ka një vend të madh në zemrat tona”, tha Serim.

Serim theksoi se zhvillimi i shpejtë i marrëdhënieve ekonomike mes Türkiyes dhe Kosovës përbën një element të rëndësishëm që forcon më tej lidhjet mes dy vendeve.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe ambasadori turk, i cili tha se lidhjet mes Kosovës dhe Türkiyes ashtu siç ishin të fuqishme dikur do të jenë edhe në të ardhmen./aa