Pas miratimit të ligjit të ri të Tatimit mbi të ardhurat në parlament, qeveria ka nxjerrë dhe aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e tij.

Udhëzimet e fundit bëjnë me dije disa ndryshime edhe në lidhje me më mënyrën si do zbatohet tatim-fitimi i shit-blerjes së pronave ku përfshihen kategoritë e pronarëve të truallit ku ndërtohet, sipërmarrësve në fushën e ndërtimit, apo ata që shërbejnë si investitorë në një projekt ndërtimi.

Kështu në VKM bëhet me dije se nëse pronari i truallit e shkëmben tokën me një sipërfaqe ndërtimit, ai nuk do të tatohet. Por, nëse më pas e shet këtë sipërfaqe ndërtimi më shumë seç e ka blerë, atëherë lind “fitimi kapital” që do tatohet me normën 15%.  Vlera në blerje do konsiderohet ajo e regjistruar për herë të fundit në Kadastër për truallin, ndërsa kur kjo nuk ekziston do të merren çmimet nga harta e vlerave të tokës. Vlera në shitje do të jetë ajo e kontratës mes palëve, por nëse kjo është më e ulët se vlera e çmimeve të referencës, atëherë shteti do të njohë këtë fundit.