Ushtria izraelite ka vënë në shënjestër katet e sipërme të selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës me zjarr artilerie dhe shumë njerëz janë plagosur nga sulmi.
Në një deklaratë me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thuhet se ushtria izraelite ka kryer një sulm me zjarr artilerie në katet e sipërme të selisë së saj në qytetin Khan Younis.
Thuhet se shumë persona janë plagosur për shkak të sulmit izraelit në qendrën ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur.
Ushtria izraelite në fillim të këtij muaji e shpalli "zonë lufte" qytetin Khan Younis në jug të Gazës, për të cilin më parë pretendonte se ishte "i sigurt".
Pas këtij vendimi, ushtria izraelite intensifikoi sulmet ajrore kundër rajonit dhe pushtoi disa rajone të Khan Younisit me trupat e saj tokësore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori ka arritur në 20.674, shumica gra dhe fëmijë./aa