Nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, sot në Istanbul u mbajt takim i sigurisë i zyrtarëve të lartë turq.
Takimi në Zyrën e Punës në Pallatin Dolmabahçe erdhi pasi nëntë ushtarë turq u vranë në një sulm terrorist të PKK-së në Irakun verior.
Përveç Erdoğanit, në takim morën pjesë ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Metin Gürak, shefi i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) |brahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor i presidentit Akif Çağatay Kılıç./aa