Mario Mitaj dhe Andrea Ndoji janë në listën e 270 talenteve më të mirë të futbollit për vitin 2003, që ka publikuar Qëndra Ndërkombëtare për Studime në Sport (CIES). Mbrojtësi i Kombëtares, Mitaj luan me Lokomotivën e Moskës dhe AEK-u i Athinës përfitoi 3 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit.

Për shkak të minutazhit të marrë sezonin e shkuar dhe këtë vit 2023, Mitaj ka lënë gjurmë dhe renditet mes talenteve më të mirë në mbrojtjes. Së fundmi për të ka shfaqur interes edhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci.

Veç mbrojtësit kuqezi, një tjetër emër jo i panjohur për shqiptarët është edhe Andrea Ndoji. Mbrojtësi i Olympiacos është titullar me gjigantët grekë dhe disa muaj më parë refuzoi Shqipërinë për të zgjedhur Greqinë, teksa ishte pjesë e U-21 të kuqezinjve.

Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport ka përfshirë në këtë raport 270 talente nga 49 kampionate në të gjithë botën. Aty ndodhen edhe Balde i Barcelonës, Musiala i Bayern Munich apo edhe Bellingham i Real Madrid.