Kosova U-19 ka pësuar humbje nga Austria me rezultat 4-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Euro 2025.

Austriakët e nisën shumë mirë takimin, duke arritur të shënojnë që në minutën e 9-të me Phillip Verhounig për 1-0.

Pas golit Dardanët e rinj me të gjitha forcat provuan ta barazonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Me të filluar pjesa e dytë, Verhounig përfitoi sërish nga mbrojtja e plogësht e Kosovës për të shënuar për 2-0.

Në fund shënuan edhe Leon Grgic dhe Oghenetejiri Adejenughure për ta bërë më bindëse fitoren e austriakëve.

Ndeshjen e radhës, Kosova e ka kundër Spanjës, ndërsa të fundit ndaj Ishujve Faroe. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në “Fadil Vokrri”./OraNews