“Papa është zëvëndës i Zotit në tokë”, tha së fundi në një studio televizve, duke folur për Krishtlindjet, gazetari i “specializuar” i besimeve fetare në Shqipëri, që pas ’90-ës, Ferdinand Samarxhi.

Në tre dekada e kusur nuk ka patur kush ta konkurojë, pra nuk ka një të dytë në profilin e tij, siç në fusha të tjera të aktivitetit gazetaresk, e duke qenë i vetëm ka patur lirinë e pacak dhe në broçkulla siç ajo e mësipërmja, thënë jo në nisje të karrierës, pra me njohuri të kufizuara, por gati në fund të saj, duke e gjykuar nga mosha e pensionit në gazetari. Sigurisht, Ferdi Saramarxhi nuk ka përbërë ndonjëherë temë diskutimi apo kontestimi të gazetarisë që ka ofruar; ai ftohet rregullisht në studio televizive, ku pothuajse thotë të njëjtat gjëra, pa patur kurrë ndonjë kurbë ngritjeje në mënyën se si ia servir publikut informacionin mbi festat apo ceremonitë fetare të besimeve në Shqipëri. Pothuajse ato gjëra që ka thënë dhe para 10, 15, 20 a 25 vitesh, thotë dhe tani. Ndërkohë, përbën kuriozitet se vetë ai ç’besimi i përket.

Më e diskutueshmja, tej diskutueshmërisë profesionale mbi gazetarinë e tij fetare pa konkurencë, mbetet shpallja “Nderi i Kombit”. Nga kush dhe kur?! Nga Ilir Meta si president, epoka e tij në Presidencë, një ndër aksidentet më të rënda në politikën shqiptare në postkomunizëm. Dhe nga shumëçka që mund t’i falet Ilir Metës në gjithë marrëzinë e tij tragjikomike të shpalosur si kreu i shtetit, kjo jo. /tesheshi.com/