Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se marrëdhënia e Elia Zaharia dhe Princ Lekës është në krizë, ndërsa po përflitet se dyshja janë në proces divorci.
Megjithatë çifti nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme, për të treguar se çfarë ka ndodhur mes tyre.
Së fundmi Elia ka bërë daljen e parë në rrjetet sociale. Ka qenë kolegu i saj aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja që ka publikuar një foto në Instagram me Elian dhe nënën e sa, aktoren Yllka Muja. Sa i përket vajzës së tyre Geraldina, mësohet se çifti do të vijojnë të kujdesen për të në mënyrë të barabartë.
Pak ditë më parë Princ Leka ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes me disa imazhe ku pozon së bashku me të bijën. Por, ndryshe nga kartolinat e Krishtlindjes të viteve të kaluara mungont bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.
Si Elia po ashtu dhe Princi kanë kërkuar që asnjë rutinë e saj të mos cënohet dhe mos e ndjejë aspak divorcin e prindërve të saj. Por divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.
Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës të këtij viti. Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve.
Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga verat e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku.
Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.
Ndërkohë Elia nuk jeton më në shtëpinë e Lekës, ku prej shumë vitesh kanë jetuar së bashku. Ishte thuajse e pashmangshme që teksa kaloje në rrugën e Pedonales, mos të ndesheshe me vogëlushen Geraldinë, nën shoqërinë e dy gjyshërve të saj.
Elia dhe Leka janë treguar gjithmonë diskret sa i përket detajeve të historisë së tyre të dashurisë 15 vjeçare, duke folur shumë rrallë.