Të famshëm të Hollivudit, të cilët shpesh i shikojmë dhe i admirojmë në ekranin e vogël, mbështesin hapur Izraelin dhe ushtrinë izraelite, e cila ka torturuar palestinezët për dekada të tëra.
Miqtë e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, një organizatë sioniste pro-izraelite, organizon një gala për mbledhjen e fondeve çdo vit.
Nga 30 deri në 60 milionë dollarë do të mblidhen për ushtrinë izraelite, e cila prej vitesh torturon palestinezët.
Të famshëm që kanë mbështetur Izraelin prej vitesh marrin pjesë në këtë event.
Ashton Kutcher: Ai është praktikues i Kabalës, misticizmit hebre, dhe gjithashtu ka investuar në bizneset dhe startupet izraelite.
Pharrell Williams: Këngëtari i popit mbështeti eventin në vitin 2018 duke kënduar këngën e tij të famshme Happy.
Pamela Anderson: Ajo deklaroi se “Izraeli është magjik”. Ajo e kaloi muajin e mjaltit atje dhe e quajti Izraelin një “shembull progresiv, të mrekullueshëm për pjesën tjetër të botës”.
Gerard Butler: Në Tel Aviv në 2018, ai tha se po përpiqej të thyente rekordin për numrin e vizitave në Izrael dhe shtoi se “një ditë ai mund të vendosë të qëndrojë aty”.
Ziggy Marley: Në tetor 2023, djali i Bob Marley, së bashku me 700 personalitete të tjera të Hollivudit, nënshkruan një letër mbështetjeje për Izraelin e shkruar nga organizata pro-izraelite Creative Community for Peace.
Arnold Schwarzenegger: Përveç që është pjesëmarrës i rregullt në këto ngjarje, që nga 7 tetori ka mbështetur dhe vizituar në mënyrë aktive familjet e pengjeve izraelite. Ai e deklaroi veten “mik i madh i popullit hebre dhe Izraelit”.
Sylvester Stallone: Ai mori pjesë në ngjarjen që mbledh fonde për IDF në 2014. Në të njëjtin vit, gjatë bombardimeve izraelite të Gazës, ai nënshkroi një letër ku dënonte Hamasin dhe mbështeste ushtrinë izraelite, shkruan TRT Balkan.
Barbara Streisand: Në vitin 2013, ajo këndoi në festimin e 90-vjetorit të ditëlindjes së presidentit të atëhershëm izraelit Shimon Peres, kur tha se Izraeli ishte “një fener i ndritshëm shprese në botë”. Në vitin 1968, ajo u nderua me Medaljen e Lirisë së Izraelit në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në forcimin e këtij shteti të aparteidit.
Janë këto emra për t’u mbajtur mend për atë të nesërme kur krahasimisht, ngjajnë me ata që dekada më parë mbështesnin nazizmin, duke e patur vite më pas një njollë në ndërgjegje. Vlen kjo jo vetëm për ata, por dhe për shtete e liderë që sot rreshtohen me shtetin genocidal hebre. /tesheshi.com/