2 protestues janë vënë në prangat e policisë pasi iu bashkuan protestës që thirri Sali Berisha dje para Kuvendit. Njëri prej tyre ishte person në kërkim nga policia e Krujës për vepra të tjera penale. Ndërsa një tjetër protestues është shpallur në kërkim.

 

 

Ata akuzohen për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik, Goditjet për shkak të detyrës, Prishja e qetësisë publike, Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”. Ditën e djeshme, në orën 17:00 kur në Kuvend po zhvillohej seanca plenare, protestuesit nën udhëheqjen e Sali Berishës shkaktuan tension pasi tentuan të çanin kordonin policor ndërsa hodhën shashka e tymuese.