Grupimi i këshilltarëve të “Rithemelimit” të PD-së dhe Partisë së Lirisë, zhvilluan sot një protestë përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni’.

Protestuesit kanë hedhur tymuese dhe molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, ndërsa janë përplasur me efektivë të policisë pasi tentuan të hyjnë në ambientet e brendshme.

Edhe pse ka forca të shumta policore para godinës, disa protestues tentuan me forcë të shkatërrojnë rrethimin e hekurt.

Mes protestuesve është edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.

Anëtari i këshillit bashkiak nga PL, Tedi Blushi, në fjalën e tij në protestën para bashkisë Tiranë, tha se ka ardhur koha që populli të arrestojë të korruptuarit. Ai u shpreh se sot protestojnë kundër vjedhjes e dhe betonizimit të Tiranës.

“Jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave. Policia është në krahun e hajdutit. Vidhen para me inceneratorin që nuk ekziston, protestojmë kundër betonizimit të Tiranës nga mafia e betonit që ka zaptuan bashkinë e Tiranës. Kam sot një mesazh për kolegët e opozitës që duhet ti prijmë popullit dhe jo të fshihemi pas kaçubave pas popullit. Duhet të dalim në ballë për t’i prirë popullit”, tha ai./ata