Nga pasditja e së martës, Panathinaikos ka ndryshuar faqe. Në vend të serbit Ivan Jovanoviç, ekipin e njohur grek do e drejtojë turku i famshëm Fatih Terim, një akt që shkon tej futbollit.

iç shkruajnë mediat greke, Terim hoqi menjëherë kostumin luksoz dhe syzet e shtrenjta të diellit, veshi uniformën e Panathinaikos dhe nisi stërvitjen e ekipit.

Njëherësh, Terim shkoi të takohet me mikun dhe bashkatdhetarin e tij, Ergin Ataman, i cili është trajner i Panathinaikos në basketboll, duke e udhëhequr sukseshëm në Euroligë. Pra, me Terim është i dyti rast kur në sport grekët jua besojnë udhëheqjen turqve. /tesheshi.com/