5 sugjerime për ta bërë shtëpinë tuaj të sigurt për fëmijët e vegjël
Nëse jeni në pritje të një anëtari të vogël të familjes suaj duhet të merrni disa masa paraprake për sigurinë e tij në shtëpinë tuaj. Ja 5 sugjerime të dobishme që do iu ndihmojnë ju dhe fëmijën tuaj në këtë periudhë.
Siguroni prizat e shtëpisë suaj
Ju duhet të rishikoni çdo gjë në shtëpi që mund të tërheqë vëmendjen e fëmijës që nga periudha kur nis të lëvizë nëpër shtëpi. Në krye të këtyre vijnë kabllot dhe prizat, të cilat ai mund t’i arrijë lehtësisht. Për t’u siguruar që fëmija juaj të mos i prekë këta objekte të rrezikshme për shëndetin e tij, duhet të bleni mbrojtëse prizash të cilat mund t’i gjeni në çdo pikë ku shiten materiale ndërtimi. Kështu mund të merrni nën siguri çdo prizë që fëmija mund të arrijë.
Merrni masa për kapakët dhe sirtarët në shtëpinë tuaj
Kur i vogli juaj të nisë të hedhë hapat e parë do të nisë të eksplorojë kuzhinën tuaj dhe çdo objekt që do të shohë do të tërheqë vëmendjen e tij. Në këtë kuadër duhet të marrim masat e nevojshme që të mos arrijë objektet prerëse, ashtu si thikat. Përveç kësaj, duhet të siguroni dhe mbrojtëse për sirtarët dhe kapakët tuaj, në mënyrë që të shmangni lëndime të lehta të fëmijës suaj.
Vendosni kyçe në dritaret tuaj për fëmijët
Të ngjiten nëpër sende dhe dritaret e shtëpisë, sado që është një veprim që prindërit duan ta pengojnë, për fëmijët është një veprim i pëlqyer. Për të parandaluar çdo incident të mundshëm mund të vendosni mbrojtëse për fëmijët tek dritaret tuaja.
Shmangni prezencën e tavolinave dhe mobiljeve me qoshe të mprehta në shtëpinë tuaj
Fëmijët janë shumë të prirur për veprime që mund të shkaktojnë incidente të ndryshme në periudhën kur rriten. Ashtu siç thuhet, fëmijët rriten herë duke u rrëzuar e herë duke u ngritur. Shpesh herë humbin ekuilibrin, rrëzohen dhe në këtë rast tavolina apo mobilje të tjera me qoshe të mprehta mund të jenë më se të rrezikshme për shëndetin e tyre. Në këtë rast ajo që mund të bëni është të largoni mobiljet e tilla nga shtëpia juaj ose të përdorni mbrojtëse për ata mobilje me qoshe të tilla të mprehta.
Vendosni aparate frenuese në dyert tuaja
Fëmijët janë kureshtarë për çdo objekt që lëviz dhe si rrjedhojë bëjnë prova të ndryshme për të kontrolluar lëvizjen e tyre. Duke pasur parasysh se shpeshherë fëmijët i përplasin dyert me forcë, i shtyjnë ata vetëm për të lozur, por ka raste kur edhe i zënë duart ngushtë nëpër dyer dhe për të mos u përballur me një situatë të tillë do të ishte me vend të siguroni aparatet e nevojshme frenuese për dyert tuaja. Ndërsa aparate të tilla mund t’i gjeni kudo ku shiten produkte të ndryshëm për kujdesin ndaj fëmijëve./Frekuenca