Me 187 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 21.507 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tan.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 84 ditësh në Rripin e Gazës.
Al-Qudra tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 187 palestinezë ndërsa janë plagosur 312 të tjerë.
Ai theksoi se ka arritur në 21.507 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 55.915 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani./aa