Operacionet e kërkim-shpëtimit në Adana kanë përfunduar.

Ministri, Vahit Kirişci, ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit në Adana kanë përfunduar dhe se nga rrënojat në qytet janë nxjerrë 34 persona dhe kanë ndërruar jetë 418 qytetarë.

Ministri Kirişci në postimin e tij përdori këto shprehje:

 

"Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në Adana. Ne kemi nxjerrë 34 qytetarë tanë nga rrënojat. 418 qytetarë tanë kanë ndërruar jetë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurv. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona për të gjithë të mbijetuarit nga tërmeti."