"Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale është një pikë kthese. E di që autoritetet ruse po e zvogëlojnë rëndësinë e saj, pasi Rusia nuk merr pjesë në Statutin e Romës. Por le të shohim pasojat praktike, nëse Vladimir Putin udhëton në një nga 130 vende nënshkruese, ai duhet të arrestohet menjëherë. Ne mund të negociojmë çfarë të duam, por ky vendim mbetet i vlefshëm". Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë mbërritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme-Mbrojtjes.