Ish-deputeti i dënuar i Agimit të Artë i shoqëruar nga forca policore i është bashkuar sallës bashkiake të Athinës, për të bërë betimin si këshilltar bashkiak.

I burgosuri në burgjet e Korydallos, ai është betuar i ndarë nga pjesa tjetër e këshillit bashkiak që u betua dje në tregun bashkiak të Kypselit. Betimi i tij u vendos të shtyhej nga frika e incidenteve.

Sipas informacioneve, pas betimit të tij do të ndiqen procedurat e parashikuara në ligj për largimin e tij nga detyra.

Kujtohet se dje të enjten është bërë betimi i kryebashkiakut të ri të Athinës Haris Doukas dhe këshillit bashkiak në tregun bashkiak të Kypselit. Në ceremoninë e betimit nuk mori pjesë i dënuari Ilias Kasidiaris, i cili është zgjedhur në këshillin e qytetit.

Ilias Kasidiaris kishte paraqitur një kërkesë për leje nga burgu ku është i dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg për çështjen e Agimit të Artë, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, e cila u miratua. Megjithatë, u vendos që të betohet një ditë tjetër. Njoftimet e organizatave antifashiste për të mbajtur një tubim në të njëjtën kohë kur mbështetësit e ekstremit të djathtë të Kasidiaris kishin organizuar një aktivitet mbështetës, shkaktuan shqetësim të madh për sigurinë e të pranishmëve në ceremoninë e betimit.

Kujtohet se në vitin 2014 në betimin e kryebashkiakut të atëhershëm të Athinës, Giorgos Kamines, ishte i pranishëm edhe Ilias Kasidiaris, i arrestuar për të njëjtën çështje, si pasojë e të cilit u shkaktuan incidente.

Ky zhvillim ngjan të jetë si një mesazh nga Athina për Tiranën, që kështu duhet të ishte betuar dhe Beleri, duke dalë përkohësisht nga qelia. /tesheshi.com/