Të dhënat e publikuara nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së tregojnë se popullsia e botës është rritur me 75 milionë njerëz vitin e kaluar. Ditën e Vitit të Ri do të ketë më shumë se tetë miliardë njerëz.

Popullsia e parashikuar e botës më 1 janar 2024 do jetë 8,019,876,189, që është 75,162,541 (0,95 përqind) më shumë se në ditën e Vitit të Ri 2023.

Katër bebe çdo sekondë

Në fillim të vitit 2024, në botë priten 4.3 lindje dhe dy vdekje çdo sekondë, sipas të dhënave nga Byroja e Regjistrimit.

Shtetet e Bashkuara kishin një normë rritjeje prej 0.53 për qind, pak më shumë se gjysma e mesatares botërore, kujton Deutsche Welle. Kështu, numri i banorëve në SHBA u rrit me 1.7 milionë, ndaj dhe popullsia amerikane do të numërojë 335.8 milionë banorë ditën e Vitit të Ri./tesheshi.com/