Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e armëve shtesë në vlerë miliona dollarë për Izraelin, duke anashkaluar Kongresin.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes deklaroi se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kishte përcaktuar se “ekziston një emergjencë që kërkon shitjen e menjëhershme të qeverisë së Izraelit të armëve, me vlerë rreth 147, 5 milionë dollarë, pa pasur nevojë për kongresin.
”Ky veprim ishte në interes të sigurisë kombëtare të SHBA”, vazhdoi agjencia.
Blinken në mënyrë të ngjashme anashkaloi Kongresin më 9 dhjetor për të lejuar shitjen e armëve për Izraelin, i cili aktualisht po lufton Hamasin islamik në luftën e Gazës.
Konflikti u shkaktua nga masakra më e rëndë në historinë e Izraelit, e kryer më 7 tetor nga terroristët nga Hamasi dhe grupet e tjera në Izrael.
Si rezultat, rreth 1200 njerëz u vranë në anën izraelite, duke përfshirë të paktën 850 civilë./ata