Shpikja e rrobave të reja që ka si synim të falimentojë si palltot ashtu edhe rroba më të lehta është rezultati i një grupi kërkimor të udhëhequr nga Ziyuan Wang i universiteti ”Nankai” në Kinë.
Janë rroba të teknologjisë së lartë të afta për të mbajtur trupin e njeriut në një temperaturë optimale, pavarësisht nëse është shumë nxehtë apo shumë ftohtë.
Materiali i ri, do të përdorë qeliza fotovoltaike fleksibël si burim energjie.
Përtej një vlere estetike apo identitare, veshja ka pasur gjithmonë qëllim që të na mbrojë nga kushtet e jashtme mjedisore si i ftohti, era apo rrezet tepër intensive të diellit.
Për këtë arsye, teknologjia ka qenë gjithmonë në kërkim të materialeve të reja të afta të na izolojnë dhe të mbajnë trupin ngrohtë apo të freskët.
Vitet e fundit janë studiuar zgjidhje me qasje të ndryshme termorregulimi: nga njëra anë sistemet pasive, të cilat nuk kërkojnë energji, nga ana tjetër sisteme aktive, si ato të kostumeve të astronautëve, që mund të përshtaten me çdo kusht, por kërkojnë energji dhe zakonisht janë shumë komplekse dhe të vështira për t’u veshur.
Tani duke kombinuar disa nga zgjidhjet më të avancuara teknologjike, studiuesit kinezë kanë zhvilluar materiale të reja që përfshijnë qeliza të holla fleksibël fotovoltaike të afta për të fuqizuar sistemet aktive të shkëmbimit të nxehtësisë të integruara në fibrat e një pëlhure.
Një zgjidhje e cila megjithatë ju lejon të keni veshje unike për çdo situatë. Pajisja e re ju lejon të mbani lëkurën në një temperaturë komforti midis 32 dhe 36 gradë, edhe nëse temperatura e jashtme varion midis 12 dhe 38 gradë Celcius.
Ajo qëndron aktive për 24 orë falë energjisë së mbledhur gjatë 12 orëve të diellit./ata