Shqipëria do të mirëpresë në 2024-ën, edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet e shkollave të gjithë rajonit.

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale momente nga përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, që sipas tij po bëhen gati për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar.

Numri i lojtarëve të rinj pritet të rritet, thotë Rama, duke zbuluar se këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse në ekipe sportive.i

“Mirëmëngjesi dhe me përgatitjet e ekipeve sportive në shkolla, për një vit të ri garash nën ombrellën e Komitetit Olimpik Shqiptar, ku do të rritet më tej numri i lojtarëve të rinj që këtë vit ishin rreth 10 mijë nxënës e nxënëse, e ku Shqipëria do të mikpresë edicionin e parë të Festivalit të Parë Sportiv të Europës Juglindore për ekipet shkollore të krejt rajonit, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.