Familjarët, stafi i Deliart Association me të cilin ka ndarë rrugëtimin në konkurset e bukurisë, të tjera misse me ëndrra, e dashamirës edhe nga Fushëkruja e saj e presin në aeroport...
“Një gëzim shumë i madh për ne, për të gjithë të afërmit dhe për kombin mund të themi sepse Drita përfaqësoi një komb të tërë, përfaqësoi flamurin kuq e zi. Dhe po e lidh këtë edhe me Kombëtaren tonë të sportit, që na sollën lajme të mira”, shprehet babai i Dritës, Blerimi Ziri gjithashtu gjyqtar sportiv, duke theksuar se “sporti dhe arti shkojnë uniform njëra-tjetrës”.
“Unë kam qenë pikënisja e saj e parë, dhe e kam nxitur duke i thënë ta provonte njëherë garën, sepse asnjëherë s’dihej se ç’mund të rezervonte e ardhmja. Dhe patjetër që ka pasur mbështetjen tonë gjatë gjithë kohës”, shprehet Fatlinda Ziri, mamaja e Dritës.
“Jam shumë e lumtur dhe shumë krenare për të”, thotë Erblina, motra e vogël, që gjithashtu ëndërron që një ditë të eci në gjurmët e Dritës.
Drita Ziri kthehet nga Vietnami si mbretëresha e bukurisë së Miss Earth për vitin 2023, në debutimin e Shqipërisë në këtë garë. Përqafimin e parë ua dhuron të dashurve të zemrës, ndërsa me ne ndan emocionet pas mbërritjes në Tiranë.
“Jam shumë e emocionuar! E dija që do kishte disa njerëz që do më prisnin, por nuk prisja diçka kaq të madhe. Jashtë janë njerëzit, miqtë e mi që më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës”, shprehet Miss Earth 2023, Drita Ziri, sapo mbërrin në Rinas.
Ka qenë një mbrëmje e gjatë ajo e 22 dhjetorit, përmes sfilatave e pyetësorëve, ku Dritën drejt fitores së madhe, nuk e çoi veç bukuria.
“Miss Earth nuk është thjesht një garë për bukurinë, por gjithashtu aty del në pah se sa di të mbrosh kauzën tënde. Miss Earth, ka në qendër mbrojtjen e tokës, njohjen e problemeve që i shkaktohen asaj çdo ditë dhe këtu konsiston edhe projekti i Miss Earth, që të merret me ndërgjegjësimin, përmes konferencave dhe takimeve në vende të ndryshme të botës. Unë isha përgatitur për këtë pjesë, nuk është se e kisha të vështirë. Me anglishten jam shumë mirë kështu që e dija se mund t’ia dilja thjesht duhet të fokusohesha pak dhe ti lija emocionet mënjanë”, shprehet më tej ajo.
Shqipërinë siç rrëfen e ka prezantuar edhe me elementë të etnografisë. Me Dritën vendi ynë sfidoi 84 shtete të tjera në këtë konkurs me peshë bukurie.
“Ne patëm një sfilatë ku tregojmë kostumin tonë nacional dhe unë u prezantova me një fustan të dizenjuar nga Lili Shehu, u munduam të sillnim shqiponjën dhe ngjyrat e flamurit dhe veshja u përzgjodh në 12 më të bukurat e garës”
Ndërsa momentin më emocionues e përshkruan kështu...
“Kur kam dëgjuar emrin ‘Albania’, me të vërtetë nuk e prisja dhe pastaj Frenki Bozo (producent ekzekutiv) erdhi më përqafoi dhe ai ishte ndër momentet më të bukura dhe kur ngrita flamurin shqiptar, pasi u shpalla si Miss Earth nga Shqipëria”, shprehet Drita.
Është vetëm 18-vjeç Drita dhe në vitin e parë të studimeve ndonëse cv e saj është pasuruar me kurorën e Miss Shqipërisë në 2022-shin, shoqëruese e madje edhe prezantuese në Miss Globe, e tashmë edhe më e bukura në “Miss Earth”.
Ndërgjegjësimi për mbrojtjen e planetit, mbetet dhe prioritet për të kurorëzuarën e 22-të të "Miss Earth". Ndërsa për vajzat që ëndërrojnë të ecin në gjurmët e saj e ka një mesazh zemre.
“Audicionet e miseve hapen së shpejti dhe aty ishte dhe pikënisja ime. Ishte një trampolinë për këtë që unë jam sot. Duhet ditur se nuk vlerësohet vetëm bukuria por edhe personaliteti! Si artikulohesh, si mbron veten dhe kauzat e tua sepse të vësh veten para kaq shumë syve duhet të dish dhe ta mbrosh sa më mirë. I inkurajoj të gjitha vajzat që kanë dëshirë të marrin pjesë sepse gjykimet do të jenë gjithmonë mjafton të besosh te vetja dhe të japësh më të mirën!”, shprehet Drita.
Pas pritjes së ngrohtë, Drita u largua drejt Fushë Krujës me të afërm e familjarë.