Si çdo vit tjetër, edhe këtë herë Princ Leka nuk e ka lënë traditën e postimit të kartolinës së Krishtlindjeve në vigjilje të tyre. Por këtë vit fotoja është vetëm me vajzën.
Ndoshta ky postim është edhe konfirmimi i divorcit me aktoren Elia Zaharia.
Lajmet që po qarkullojnë në rrjet prej disa kohësh, por që as janë pohuar e as mohuar nga çifti, me sa duket, tashmë kanë edhe një përgjigje zyrtare.
Me një kolazh fotosh të veçanta nga sheshi “Skënderbej”, Princ Leka uroi të gjithë miqtë virtualë së bashku me vajzën e tij: “Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”.
Mungesa e Elia Zaharias në fotot e fundit është komentuar edhe nga ndjekësit. Disa prej tyre e pyesin nëse është ndarë nga bashkëshortja, meqenëse ajo nuk është në foto.
Edhe Elia ka postuar pak ditë më parë një kartolinë me foton e vajzës së saj, përmes së cilës uron virtualisht të gjithë miqtë për festat e fundvitit.