Futboll dhe politikë, por kjo e fundit u bë shkas që finalja e Superkupës së Turqisë, ndërmjet Fenerbahce dhe Gallatasary, e parashikuar të luhej në Riyad, të premten më 29 dhjetor, të mos zhvillohej. Një incident i rëndë diplomatik solli një kaos të madh, kjo pasi Arabia Saudite, vendi pritës i kësaj finaleje, nuk lejoi që dy klubet turke, apo dhe tifozët e tyre, të mbanin në veshur fanella me imazhin e Kemal Ataturk, presidenti i parë i Republikës turke, themeluesi i shtetit laik. Në Arabinë Saudite nuk e pëlqejnë atë që përfaqëson Ataturku, për këtë arsye nuk lejuan asnjë fanellë, asnjë banderolë me mbishkrimin:

“Paqe në shtëpi, paqe në botë”. Të dy klubet turke, edhe drejtuesit e federatës së futbollit turk, dolën kundër këtij vendimi duke mos pranuar të zbrisnin në fushë, për këtë arsye finalja e Superkupës së Turqisë u shty zyrtarisht për një datë të papërcaktuar.

Të dy presidentet e dy klubeve, po ashtu edhe vetë federata turke dolën me reagime zyrtare, ndërsa më qindra tifozët, pritën dy ekipet në aeroport pasi u kthyen në Turqi, një pritje e zjarrtë si për të përshëndetur vendimin e tyre për të mos zbritur në fushë pasi organizatorët në Riyad nuk lejuan imazhin e Kemal Ataturkut.