Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, në atë hapësirë janë të vendosura Ndërmarrja Publike “Standard”, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Autoriteti i Përkohshëm Komunal. Të gjitha këto institucione punojnë sipas sistemit serb.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka vlerësuar se Prishtina ka “vazhduar rrëmbimin e tokës” në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ai përmes një komunikate ka thënë se autoritetet e Kosovës, pa njoftim, diskutim publik apo konsultim me qytetarët, kanë ndarë një parcelë të madhe të tokës komunale ku janë vendosur institucionet e Serbisë, për të krijuar një “fortifikim të ri policor” në zonat serbe.
Ai ka bërë të ditur se i ka njoftuar zyrtarët ndërkombëtarë dhe se pret reagimin e tyre. Petkoviç ka shtuar se në ndërmarrjet komunale “Standard” dhe “Ujësjellësi”, të vendosura në atë parcelë, janë të punësuar më shumë se 300 persona, ndërsa numri i të punësuarve në komunën paralele është dukshëm më i lartë. Petkoviç ka thënë se kjo është edhe një tentativë për të shkaktuar një krizë të re në veri të Kosovës dhe për të shmangur kështu obligimet e Prishtinës në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe për të penguar procesin e shkarkimit të kryetarit, të iniciuar nga serbët lokalë.
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se parcela që i është dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka disa objekte ku janë të vendosura institucionet serbe si dhe një sallë sportive, e cila është ndërtuar me fondet e BE-së. Ai tha se MPB-së i është dhënë “vetëm një parcelë”, por konkretisht nuk ka mundur të përgjigjet se çfarë do të ndodhë me objektet ekzistuese. Uglanin tha se sipas njohurive të tij, në parcelën e lartpërmendur është planifikuar të ndërtohet një stacion policor, sepse ky i tanishëm ndodhet në një objekt që i përket minierës së Trepçës.
“Në bazë të ligjit kemi votuar për shfrytëzimin e tokës, objektet nuk përmenden fare. Kjo o keqpërdoret gjoja se kemi votuar për shembjen e objekteve”, tha ai. Sipas tij, nuk është shkelur ligji me faktin se parcela i është dhënë MPB-së pa dëgjim publik dhe shtoi se as ish-Kuvendi Komunal nga radhët e Listës Serbe nuk ka mbajtur seanca publike gjatë marrjes së vendimeve. “Nuk ka pasur asnjë debat apo diskutim publik për ndërtimin e financuar nga Serbia, veçanërisht për objektin e banimit në Mëhallën e Boshnjakëve, por ishte një zgjidhje e imponuar”, tha ai.