Ka qenë e vështirë ta mbante të fshehtë lajmin e pritjes së ëmbël për shumë javë, por sonte Olta e konformoi nga finalja e DWTS. Me gjithë komplimentet e vazhdueshme për sharmin javë pas jave, sonte, më shumë se çdo javë tjetër, ia vuri në dukje edhe moderatorja Bora Zemani. Ama kishte një qëllim.
Bora e ftoi Oltën në skenë duke e komplimentuar edhe një herë tjetër për nurin e jashtëzakonshëm që ka marrë gjatë këtyre javëve. Dhe aktorja, e emocionuar, më në fund, pranoi se është në pritje të ëmbël:
“Unë jam në fazën më të bukur që mund të jetë një grua, jam në pritje të ëmbël. Është folur shumë për këtë, por ku ka moment më të bukur sesa tani, sot, ta thuash këtë gjë dhe ta kem kujtim përgjithmonë?” – tha Olta.
Bora e uroi aktoren për këtë pritje që i gjithë stafi mezi e kishte mbajtur të fshehtë dhe e pyeti nëse duhet të merrte ndonjë prej tullumbaceve rozë që ishin ende në skenë: “Mos duhet të marr ndonjë nga këto tullumbacet rozë?”