Ende nuk janë bërë dy vjet që nga lindja e djalit të modeles së njohur shqiptare Heidi Lushtaku, por bukuroshja është përsëri në pritje të ëmbël.

Ndryshe nga hera e parë, kur gjithçka e ruajti sekret deri në lindje, pa e ndarë me fansat e saj, këtë herë, Heidi ka zgjedhur ta ndajë edhe me miqtë virtualë lajmin e bukur.

Në një kolazh fotosh të postuara në rrjetin e saj në Instagram, Heidi shkruan se është në pritje të fëmijës së dytë, por pa zbuluar se cila është gjinia e tij.

“Bebi numër 2”,- shkruan modelja duke pozuar me barkun e rrumbullakosur.

Heidi Lushtaku, prej vitesh në një lidhje me futbollistin e njohur Merih Demiral, ka vendosur që ta mbajë sa më larg mediave jetën e saj private. Pak kohë pas lindjes së djalit, Heidi u martua me futbollistin. 25-vjeçari e ka njohur Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa vitesh.

Kais, edhe pse ende i vogël, së shpejti do të bëhet vëllai i madh i familjes.