Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, dyshohet se është arrestuar sot në Belgjikë.

 

 

Në Belgjikë është arrestuar një person që dyshohet se mund të jetë shtetasi Duka, por pritet krahasimi i gjurmëve të gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e tij.

 

Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

 

 

Për këtë atentat, është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, ndërsa të shpallur në kërkim janë Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica./TCH