Pas një dekade në qeveri, 2023-shi u konsiderua nga kreu i qeverisë Edi Rama viti më i mirë për Shqipërinë.
“Viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, në atë ekonomik. Viti më i mirë i sigurisë, i shërbimeve, të investimeve publike e të huaja. Viti më i mirë për pozicionin ndërkombëtar të vendit”- tha ai.
Konferencën e fundit të vitit kryeministri Edi Rama e nisi me një pasqyrë të situatës ekonomike të vendit, duke theksuar se rritja këtë vit do jetë afër nivelit 4%, por nuk la pa përmendur uljen e papunësisë, rritjen e investimeve, shtimin e eksporteve bujqësore e kulimin e sezonit turistik.
Vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro të hyra, që është një shifër shumë e lartë, dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. 500 mijë pasagjer kanë zbritur nga aeroporti i Sarandës, ndaj atje do të behet porti turistik, jemi në procesin e një vlerësimi të transformimit të aeroportit turistik”- u shpreh Rama.
Reformë e madhe është ajo e rritjes së pagave për administratën publike, e cila do të avancojë më tej në 2024-ën. Për kreun e qeverisë misioni për të nxitur sektorin privat për të rritur pagat është përmbushur, por sipas tij shifrat nuk e tregojnë këtë prej informalitetit.
“Sektori privat po i rrit pagat, por shqetësimi është që po bëhet në mënyrë informale. Rritja e pagave në sektorin publik nxit privatin”- shtoi kryeministri.
Kreu i qeverisë foli me shifra edhe për përfitimet ekonomike, pas vendimit për të konfiskuar ndërtimet pa leje.
“Konfiskimet e pallateve të ndërtuara pa leje dhe për shtesat pa leje, për të cilat u bë një zhurmë me shumë hamendësomë dhe shpifje, ka nisur arkëtimi i parave në arkën e shtetit, nga procesi i ndëshkimit të ndërtuese, janë arkëtuar 3.5 milionë euro deri më tani nga 5 objekte dhe janë 4 objekte të tjerë që të bërë pagesën. Presim 10.9 milionë euro nga 9 objektet e para, janë dhe 15 objekte të tjera të konfiskuara në proces. Falë këtij reagimi agresiv shikojmë një disiplinim të punimeve në ndërtim, dhe institucionet nuk kanë konstatuar shkele.”- nwnvizoi Rama.
Nga kreditë e buta që do të vijojnë edhe në 2024-ën, përfundimi i projekteve të ujësjellësve në 29 bashki, rritja e ndihmës ekonomike për disa kategori e deri tek infrastruktura, rrugore, hekurudhore, ajrore e ajo detare, ishin pjesë e bilancit që kryeministri bëri për mediat.