Vajza më e vogël e Bruce Willis dhe Demi Moore zbuloi se ka autizëm.
Tallulah Belle, 30 vjeçe, foli për herë të parë për çrregullimin e saj në rrjetet sociale, duke shpjeguar se ajo u diagnostikua verën e kaluar.
Tallulah ka postuar një video kur ishte fëmijë në një nga premierat e babait të saj, ku ajo luan me veshin e aktorit dhe i prek kokën.
”Më thuaj që je autik pa më thënë se je autik”, ka shkruar ajo.
“Kjo është në fakt hera e parë që e ndaj publikisht diagnozën time. E mora vesh këtë verë dhe më ndryshoi jetën”, shtoi ajo.
Nuk është hera e parë që e reja flet për shëndetin e saj.
Në vitin 2023 ajo shkroi një ese për ”Vogue” në të cilën tha se vuante nga anoreksia nervore, depresioni, varësitë dhe ADHD, çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Ajo gjithashtu ndau rrugëtimin e saj drejt rikuperimit në rrjetet sociale.
Babai i saj, aktori i ”Die Hard”, vuan nga demenca frontotemporale.
Në vitin 2022 familja e tij njoftoi tërheqjen e tij nga skena./ata