Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 2023 janë punësuar 391 mjekë dhe 1079 infermierë.

Duke folur edhe për programin e mbështetjes financiare për nënat me tre dhe më shumë fëmijë , Rama tha se “ka ecur shumë mirë. Ashtu edhe sikundër programi I mbështetjes për rreth 60 mijë të moshuar mbi moshën 65 vjeç për fishat e diabetit”.

Rama tha se “në sistemin shëndetësor kanë vazhduar të bëhen investime të konsiderueshme”.

Kryeministri e cilësoi një sukses spektakolar Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme në   QSUT. Sot ky spital është e them me plot gojën një ndër spitalet më të mirë të rajonit, si dhe ofron shërbimin më të shkëlqyer duke përfshirë edhe strukturat  private”./ata