Rreth 770,000 pasagjerë dhe 265,000 automjete kanë udhëtuar nga/drejt Portit të Durrësit përgjatë 11 muajve të vitit 2023.
Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, 768,807 pasagjerë janë regjistruar përgjatë periudhës janar-nëntor ose në total 24,922 pasagjerë më shumë se 11 mujori i vitit paraardhës.
Ndërkohë, edhe transporti i automjeteve nëpërmjet trageteve ka reflektuar gjithashtu një rritje prej 18,373 automjetesh më shumë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Tragetet gjatë periudhës janar-nëntor 2023 kanë kryer gjithsej 919 lundrime me linjat nga Porti i Durrësit drejt Barit, Ankonës dhe anasjelltas, duke kryer kështu 35 lundrime më shumë se e njejta periudhë e vitit 2022.
Po të njëjtat burime saktësojnë se ky 11 mujor reflektoi një rritje në masën 3,3% sa i përket transportit të pasagjerëve me tragete në krahasim me janar-nëntorin e vitit të kaluar.
Ndërkohë që në festat e Fundvitit pati një fluks të lartë të udhëtarëve nga Porti i Durrësit. Fluksi progresiv solli edhe lundrimeve të dyfishta, me qëllim përballimin e fluksit, që ishte i përqendruar në hyrje për në vendin tonë.
Ndërsa në ditët e para të janarit pritet që ata do të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë./ata