Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë.
“Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, shkruan ministri në rrjetet sociale.
Një seri prej 21 tërmetesh me magnitudë 4,0 ballë Rihter ose më shumë goditën dje Japoninë Qendrore në pak më shumë se 90 minuta.
Tërmeti më i fuqishëm prej tyre është matur me magnitudë 7,6 ballë.
Lëkundjet çuan në shkaktimin e paralajmërimeve për cunami dhe autoritetet i bënë thirrje popullatës së zonave të prekura që të strehohen në zona më të larta./ata