Türkiye dhe Izraeli do të vazhdojnë përpjekjet për zhvillimin e bashkëpunimit, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

 

Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij izraelit Eli Cohen në kryeqytetin turk Ankara, Çavuşoğlu falënderoi Izraelin për mbështetjen e dhënë pas tërmetit shkatërrues në jug të Türkiye-s.

 

Ai shtoi se Izraeli dha mbështetje të konsiderueshme për përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Kahramanmaraş, duke nxjerrë 19 persona nga rrënojat.

 

"Izraeli është një nga vendet e para që i doli në mbështetje Türkiye-s", tha Çavuşoğlu, duke shtuar se ekipet izraelite të kërkim-shpëtimit si dhe ekipet mjekësore erdhën menjëherë në rajonet jugore të Türkiye-s të goditura nga tërmeti.

 

Ai theksoi se skuadrat izraelite janë ndër më në numër në terren.

 

Ministri i Jashtëm izraelit, Cohen shprehu solidaritetin me Türkiye-n dhe popullin turk "në këto kohë të vështira".

 

"Izraeli do të bëjë gjithçka që është në mundësitë tona për të ofruar ndihmë dhe të ngushëllojmë ata që kanë nevojë për ndihmë", tha ai.

 

Cohen gjithashtu i quajti tërmetet shkatërruese në Türkye-n jugore javën e kaluar një "ngjarje tragjike të paprecedentë".

 

"Ne do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet tona në ditët dhe muajt në vijim, si dhe do të zhvillojmë dhe përmirësojmë marrëdhëniet tona dypalëshe në fusha të ndryshme", shtoi Cohen./AA