Autoritetet kanë leshuar alarmin në Novara dhe në zonën përreth për shkak të rënies se zjarrit në kompaninë kimike “Kemi”, e cila përpunon tretës kimikë, në zonën industriale të San Pietro Mosezzo.

 

Në zonën industriale në periferi të Novarës kanë ndërhyrë mjetet zjarrfikëse për shkak të problemeve të ndotjes së rrjetit.

 

Në Novara është hapur, për masa paraprake, Qendra Operacionale Komunale (Coc).

 

Ndërkohë, anketat e para të kryera nga Arpa (Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit) në zonën përreth zjarrit të kompanisë, nuk zbuluan ndonjë situatë të rrezikshme.

 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë përveç Brigadës së Zjarrfikëses edhe dy ekipe të Arpa-s, një nga Vercelli dhe një nga Novara, të cilët po bëjnë vlerësimin e ndikimeve në ujë dhe atmosferë.

 

Ekipet e Arpa-s po kryejnë kontrolle të mëtejshme analitike për cilësinë e ajrit dhe  menaxhimin e shuarjes së zjarrit.