Universiteti i Harvardit do të ndihmojë bashkitë e vendit për të zhvilluar strategjikisht territorin e tyre dhe për të zhvilluar ekonomitë e tyre.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi një vizitë në këtë universitet dhe pas takimit me profesorin Ricardo Hausman ranë dakord për bashkëpunimin.

Mazniku, tha se, “siç doli edhe gjatë gjithë turit të dialogut vendor, që u mbajt gjatë muajit nëntor dhjetor, por edhe gjatë takimit të Shkodrës, një ndër elementë të rëndësishëm të reformës që ne duam të sjellim në pushtetin vendor është që t’i fuqizojmë ato nga ana e funksionit të tyre të zhvillimit ekonomik territorit tyre”.

Në këtë kontekst vijoi ministri, gjatë këtyre takimeve në universitetin e Harvard, kemi biseduar me profesorin Rikardo Hasman dhe me një institucion që ai drejton këtu, si të ndihmojë për zhvillimin ekonomik të bashkive të Shqipërisë.

“Gjatë këtyre takimeve në universitetin e Harvard, kemi biseduar me profesorin Rikardo Hasman dhe me një institucion që ai drejton këtu që quhet laboratori i rritjes për të përdorur dijet dhe kërkimi shkencor që ky universitet ka në Shqipëri, dhe për të bërë një analizë të të gjitha bashkive të Shqipërisë, fuqisë ekonomike që do të kanë, dhe mënyrën se si më pas mund t’i përdorim këto dije për zhvillimin strategjik të territorit”, tha Mazniku./ata