Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj si dhe ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku morën pjesë në samitin vjetor të Plug & Play në Silicon Valley.
Gjatë punimeve të këtij samiti, ata u takuan me themeluesin dhe shefin ekzekutiv të Plug & Play, Saeed Amidi një prej akseleratorëve më të mëdhenj në botë.
Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësinë e sjelljes së kësaj platforme tek Piramida, në Tiranë.
“Prania e Plug & Play në Shqipëri do të ndihmojë në zhvillimin e startup-eve dhe nxitjen e mëtejshme të inovacionit në vend”, tha Ibrahimaj./ata