Ardhja e Lionel Mesit në një lagje të Floridës ka shkaktuar mjaft bujë. Argjentinasi e ndërroi Parisin me SHBA-në kur nënshkroi për Inter Majemi gajtë vitit të shkuar. “Pleshti” dhe familja e tij fillimisht u sistemuan në një apartament me vlerë 7 milionë paundë shumë pranë “Golden Beach”.
Në shtator, Leo Mesi bleu një pronë me vlerë 8.4 milionë paund në Fort Lauderdale, ku ai po përballet me disa nga banorët më të pasur të Floridës.
Një prej tyre është sipërmarrësi Patrik Bet-David, i cili ka një total të kombinuar mbi një miliard shikimesh në dy kanalet e tij në YouTube.
Biznesmeni zbuloi se ardhja e Mesit ka rezultuar të jetë një nxitje për banorët e tjerë, të cilët tashmë jetojnë në komunitetin e mbyllur ku ai është bashkuar, me vlerën e pasurisë së Bet-David që po rritet në mënyrë dramatike.
Ai tha për “VladTV”: “Deri tani, sipas klimës aktuale, unë vlera e shtëpisë sime është shtuar në mënyrë dramatike duke u shumëfishuar dhe vlera ka shkuar tashmë në 25 milion dollarë (19.5 milion paund). Mesi sapo u zhvendos pranë shtëpisë sime. Të gjithë duan të jenë në komunitetin tonë.
Është një komunitet i mbyllur në një ishull me vetëm një rrugë për të shkuar, shumë i sigurt, shumë i mbrojtur. Dashtë Zoti që ende është. Tani që Mesi është atje, të gjithë vijnë me anijet e tyre për të parë shtëpitë. Ne jemi mirë.”
Pra ardhja e argjentinasit në këtë zonë ka bërë që të shtrenjtohen pronat, duke u bërë edhe si atraksion turistik, pasi është rritur dëshira për të vizituar vendin ku jeton ylli argjentinas dhe tetë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Shtëpia luksoze e Mesit përfshin 10 dhoma gjumi, një pishinë dhe një dhomë fitnesi dhe spa.
Pasuria është 10,500 metra katrorë dhe krenohet me kuvertën e dy varkave, me ujë që rrethon ishullin e komunitetit të mbyllur në Koloninë e Gjirit. Shtëpia ka gjithashtu nëntë banjo, një kuzhinë italiane dhe një suitë VIP.