Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me sportistin e taekwondo Ernest Merdanaj.
Manastirliu tha se “sporti shqiptar ka shumë potencial për të qenë konkurrues në arenën ndërkombëtare”.
“Sportisti 18-vjeçar vetëm brenda pak javëve ka fituar dy medalje të arta dhe një medalje bronzi, që i siguruan atij 27 pikë olimpike, duke e pozicionuar momentalisht në vendin e 11-të në renditjen olimpike”, tha Manastirliu.
Në aktivitetin e fundit Albania Open, që u zhvillua në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë, Ernest Merdanaj bashkë me sportistin tjetër Egers Aliu dhe trajneren e ekipit Arjola Kasaj, triumfuan si ekip mes 900 sportistëve pjesëmarrës nga 48 shtete të ndryshme të Europës duke e renditur taekwndo-në mes më të mirëve të sportit europian./ata