Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Türkiye-s (AFAD) njoftoi se në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, numri i viktimave është rritur në 31.974 ndërsa nga rajoni janë evakuuar 195.962 persona.

 

Në një deklaratë nga AFAD thuhet se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş janë regjistruar 3.170 pasgoditje.

 

Si pasojë e tërmeteve në qytetet Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Osmaniye, Hatay, Kilis, Malatya dhe Elazığ kanë humbur jetën 31.974 persona ndërsa nga rajoni janë evakuuar 195.962 të tjerë.

 

Në rajon po punojnë 35.249 personel të kërkim-shpëtimit të përbërë nga personeli i AFAD, PAK, JAK, JÖAK, DİSAK, Rojës Bregdetare, DAK, Güven, zjarrfikës, të Ministrisë së Arsimit, OJQ-ve dhe ekipeve ndërkombëtare. Numri i personelit të kërkim-shpëtimit të ardhur nga vendet e tjera është 9.456.

 

Ndërkohë ka arritur në 249.089 numri i personelit që punon në rajon bashkë me personelin e terrenit nga ekipet e AFAD, policisë, xhandarmërisë, Ministrisë së Mbrojtjes, UMKE, ekipet e ambulancave, vullnetare, sigurisë lokale dhe mbështetjes lokale.

 

Në zonat e fatkeqësisë janë dërguar 12.235 automjete kryesisht ekskavatorë, tërheqës, vinça, dozerë, kamionë, autobote, rimorkio dhe makineri të ndryshme pune.

 

Në zonat e prekura nga tërmeti janë me detyrë mbi 40 prefektë, 158 drejtues administrativ, 19 drejtues të nivelit të lartë të AFAD-it si dhe 68 drejtorë të drejtorive të qyteteve. Gjithashtu për koordinimin e ndihmave janë mobilizuar 13 ambasadorë dhe një personel prej 17 personash nga Ministria e Jashtme.

 

Në rajon është formuar korridor ajror për dërgimin e personelit dhe produkteve në rajon. Me 170 helikopterë dhe 76 avionë të forcave ajrore, forcave tokësore, forcave detare, komandës së rojës bregdetare dhe komandës së përgjithshme të xhandarmërisë janë kryer 4.214 fluturime.

 

Për transportimin e personelit, produkteve dhe evakuimin në rajon janë mobilizuar 26 anije, përfshirë 24 nga Komanda e Forcave Detare dhe 2 nga Komanda e Rojës Bregdetare.

 

Në 10 qytetet e prekura rëndë nga tërmeti, nga AFAD, Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Rinisë dhe Sportit, Gjysmëhëna e Kuqe Turke, si dhe nga vendet dhe organizata ndërkombëtare janë dërguar 227.762 tenda, 48.271 kontejnerë dhe 2.607.390 batanije.

 

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, AFAD, Ministria e Mbrojtjes, xhandarmëria dhe institucionet e shoqërisë civile kanë dërguar në rajon 334 kuzhina lëvizëse, 86 automjete shërbimi, 33 furra lëvizëse dhe 330 automjete shërbimi.

 

Në zonën e fatkeqësisë janë shpërndarë 20.860.140 vakte të ngrohta ushqimi, 4.468.325 supa, 15.488.606 ujë, 21.983.609 bukë, 10.256.637 produkte të tjera si dhe 2.007.607 lëngje.

 

Në Kahramanmaraş, Hatay, Osmaniye dhe Malatya janë mobilizuar 4 Qendra të Lëvizshme për Shërbimin Social dhe është dërguar një personel prej 3.682 personash dhe 993 automjetesh në rajon. Në kuadër të kësaj është dhënë mbështetje psikosociale për 256.605 persona, përfshirë 221.651 persona në rajonin e tërmetit dhe 34.954 jashtë rajonit të tërmetit./AA