Një tjetër shkelje e shoferëve e zbuluar nga i ashtuquajturi ‘droni edukues’ që mund të sjellë gjoba të larta për ta.

 

 

Sipas policisë, një ndër objektivat e “Dronit Edukues” është rritja e sigurisë rrugore, nëpërmjet kontrollit ndaj manovrave në rrugë, të përdoruesve të rrugës, me qëllim respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Ne këtë video evidentohen drejtues të mjeteve te cilët nuk u japin përparësi mjeteve të tjera në kryqëzim, duke mos zbatuar tabelën urdhëruese “STOP”, si dhe nuk përmbushin detyrimin e ndalimit të plotë të mjetit, deri në shpejtësinë 0 km/h, para vijës së ndalimit, përpara se të futen në kryqëzim.

 

Për shkeljet e kryera, këto drejtues mjetesh u ndëshkuan me masa administrative nga 5000 deri në 8000 lekë të rinj.