Prokuroria e Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar ka thelluar hetimet për dosjen ndaj Arben Ahmetaj.

Burime të besueshme i thanë “Ora Neës” se nën lupën e SPAK janë vënë 3 biznesmenë, të cilët besohet kanë qenë të përfshirë në dosjen “Ahmetaj”.

Sipas burimit, këta biznesmenë kanë qenë edhe përfitues të tenderave, që SPAK beson se janë marrë nën petkun e ish-zv kryeministrit tashmë në arrati prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas të dhënave, këtyre biznesmenëve rreth 6 muaj më parë i janë sekuestruar kompjutera si dhe pajisje të tjera elektronike.

Më herët, SPAK iu ka marrë një dëshmi atyre si përsona që kanë dijeni për veprën penale. Për më tepër, dëshmi për rreth 6 orë i është marrë edhe financieres së kompanisë nën hetim.

Deri më tani hetuesit kanë në duar disa kamerave sigurie që provohet lidhja e ngushtë e Arben Ahmetajt me këto biznesmenë, duke biseduar në një kompani që merret me hidrosanitare.