Legjenda e Rock and Rollit, Elvis Presley do të "rikthehet" në skenë falë inteligjences artificiale.

Një eksperiencë e quajtur "Elvis Evolution" do t'i fusë shikuesit në historinë e mbretit të rock 'n' roll-it, duke kulmuar me një koncert nga një "Elvis dixhital" që performon këngët e tij më të famshme. 

Shfaqja është planifikuar të nisë në Londër në nëntor, pasuar me një turne në disa qytete duke përfshirë Las Vegas, Tokio dhe Berlin.

Kompania britanike Layered Reality e bashkoi shfaqjen duke përdorur inteligjencën artificiale, projeksione holografike me efekte shumëshqisore për të festuar jetën dhe trashëgiminë e këngëtarit.

Inteligjenca artificiale premton shfaqje të paparë kurrë më parë të krijuara përmes aksesit në mijëra foto personale dhe arkiva të videove pas arritjes së një marrëveshjeje me Authentic Brands Group, pronar i të drejtave të artistit.